Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reguar sot pas konferencës së radhës të prokurorisë ndaj ish presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, ish-kryeparlamentarit Krasniqi dhe deputetit Selimi.
Hoxhaj ka thënë se në ditën kur në Serbi po zhvarrosen eshtrat e shqiptarëve, viktimave të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, në Hagë po gjykohen ushtarët e lirisë së ndërmarrjes së përbashkët çlirimtare!
Sipas tij, në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës, të rinegociohet liria e jonë dhe të njolloset lufta e drejtë e UÇK-së, por kjo nuk do të mund të bëhet sepse mban vulën e NATO-s, Tony Blairit, Bill Clintonit dhe botës perëndimore e demokratike.
Lexoni statusin e plotë të Enver Hoxhajt:
Procesi gjyqësor kundër presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, ish-kryeparlamentarit Krasniqi, deputetit Selimi, si dhe bashkëluftëtarëve të tyre, është një tentim për rishkruarjen e historisë përmes një procesi të paprecedent në historinë e drejtësisë ndërkombëtare.
Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës, të rinegociohet liria e jonë dhe të njolloset lufta e drejtë e UÇK-së.
Në ditën kur në Serbi po zhvarrosen eshtrat e shqiptarëve, viktimave të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, në Hagë po gjykohen ushtarët e lirisë së ndërmarrjes së përbashkët çlirimtare!
Në ditën kur katër metra nën tokë po shfaqen përmasat e gjenocidit serb, në Hagë po gjyhohen luftëtarët e lirisë!
Lufta e popullit të Kosovës për liri nuk mund të ndryshohet. Nuk mund të gjykohet. Nuk mund të dënohet!
Lufta e popullit të Kosovës nuk mund të ndërrohet, sepse mban vulën e NATO-s, Tony Blairit, Bill Clintonit dhe botës perëndimore e demokratike.
Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre janë përfaqësues të kësaj lufte, të kësaj lirie dhe kësaj pavarësie, që janë të shenjta dhe nuk mund të ndërrohen nga askush.