Ish-ministri i Mbrojtjes, Dritan Demiraj u shpreh seprej kohësh Serbia po kërkon që të marrë rolin drejtues sa i takon Ballkanit.
Demiraj tha se Serbia po armatoset në shkelje të gjithë rregullave ndërkombëtare dhe këtë e bën edhe në mbështetje të ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
Dritan Demiraj: Prej kohësh Serbia po kërkon që të marrë rolin drejtues sa i takon Ballkanit. Kjo ka qenë një dëshirë e Millosheviçit. Vuçiç po kërkon që të sjellë fuqinë e Serbisë në Ballkan. Kemi një Serbi që vitet e fundit ka qenë e suksesshme, sidomos mos njohjen e Kosovës, duke gjetur këtë përçarje të liderave shqiptarë. Rama në Berlin kërcënonte kryeministrin Haradinaj që të pranonte marrëveshjen e Vuçiçit për ndarjen e Kosovës.
Serbia po armatoset në shkelje të gjithë rregullave ndërkombëtare, ndërsa kufizohet nga 5 shtete të NATO-s. Këtë e bën edhe në mbështetje të ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Rama dhe Vuçiç janë miq dhe i shërbejnë karrige të tyre. Vendet tona duhet të jenë të shqetësuara, sepse armatosja e Serbisë është një sinjal alarmi dhe vendet tona duhet të rrisin fuqinë në aspektin e mbrojtjes.
Demiraj për OraNews theksoi se historia ka treguar që Serbia është i vetëm i agresiv në Ballkan.
Dritan Demiraj: Historia ka treguar që Serbia është i vetëm i agresiv në Ballkan. Serbia kërkon që të gllabërojë me Minishengenin dhe kemi një politikë që duhet të jetë më e vetëdijshme në nivelin ndërkombëtar. Shqipëria ka një farë garancie sepse jemi një vend i NATO-s, por Kosova duhet t’i rrisë kapacitetet e mbrojtjes ushtarake. Akuzat e Gjykatës Speciale janë në vazhdën e propagandës serbe, të bërë nga prokurorë serbë. Rama vazhdon me akuzat e Beogradit si ato me shtëpinë e Verdhë, që janë akuza të drejtuara nga Vuçiç.