Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në interpelancën për menaxhimin e pandemisë ka thënë se për këta pesë muaj ka shtim apo dyfishim të numri të shtretërve, si dhe janë 20-fishuar testimet për Covid-19.
Ai ka thënë se komisioni ka identifikuar hapësira që të përdoren si spitale për Covid-19.
“Shpeshherë kur mungojnë argumentet përdoret gjuha fyese që me së paku do duhej t’ju takonte deputetëve. Për këta pesë muaj ka shtim apo dyfishim të numri të shtretërve, janë 20 fishuar testime, janë trefishuar aparaturat dhe nuk do të ketë më mjek të papunë në Kosovës. Vështirësi që ka shërbimi shëndetësor. Planin dhe kërkesat në infrastrukturë, për të gjetur një zgjidhje MSH-ja ka hulumtuar hapësirat për spitalin Covid. Është themeluar komisioni, i cili ka filluar punën për identifikim të hapësirave. Ndërtesë e Klinikës Emergjente në QKUK, hapësira në aeroportin e Prishtinës, Salla 1 Tetori, Qendrën e panaireve në Mazgit, Banjën e Kllokotit etje. MSH-ja ka kërkuar nga avokati interpretimin se a mundet që objekti i Klinikës Emergjentë të përdorej për pacient me Covid-19, pasi ishte në kontest”, ka thënë Zemaj.