Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka folur për raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, një raport ky i hartuar nga antropologu Mark Skinner, me anë të të cilit ngrihen dyshime serioze për heqjen e organeve të viktimave të viktimave që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë.
Ai ka thënë se varret masive janë hapur nga serbët dhe organet u janë hequr shqiptarëve të vrarë.
“Janë zhvarrosur nga serbët dhe janë dërguar në varrezat e Batajnicës, atje menjëherë pas vitit ’99, ekspertët serbë i kanë hapur këto varreza vetë, pa prezencë të tjetër kujt, njofton gazeta express.
Në raportin e Mark Skinner thuhet se ka dëshmi për 82 persona të cilëve mund t’ju jenë larguar organet”.
Ndërkaq Gërxhaliu theksoi se që nga periudha e pas-luftës për rreth 21 vite deri tashmë ka shkuar në Serbi rreth 420 herë për mbledhjen e eshtrave të të humburve.