Qeveria aprovon shpronësimet për segmentin “Hyrja e Qytetit të Prishtinës”

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për shqyrtimin e mëtejmë, të kërkesës për shpronësim për interes publik, të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i segmentit “Hyrja e Qytetit të Prishtinës”.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi, ka thënë se ky propozim ka të bëjë me shpronësimet në hyrjet të kryeqytetit.

“Ky propozim ka të bëjë me shpronësimet. Miratohet shqyrtimi i kërkesës për shpronësim të pronave të paluajtshme që preken nga zgjerimi i rrugës hyrja e qytetit të Prishtinë”.