Rama reagon për karantinën në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zgjedhur të japë një mesazh për masat e reja shtrënguese lidhur me COVID-19 që do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë.

Sipas Ramës masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Rregullat e publikuara dhe në tabelën e Ramës janë:

-Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery).

-Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

-Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve. /Tch