Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të jetë në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kreu i Aleancës do t’u jap mesazh përkrahës pas shkuarjes në Hagë të kryetarit të tyre, Kadri Veselit.
Ndër të tjera, mësohet se temë e diskutimit me u.d të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, do të jetë edhe mundësia për zgjedhje të reja.
Zgjedhjet po kërkohen edhe nga parti të tjera, si VV-ja e jo rrallë edhe nga vetë PDK-ja. Së fundmi, Haradinaj është deklaruar se kutitë e votimit janë zgjidhja në këtë situatë.
Sidoqoftë, problem në këtë fazë po shihet posti i presidentit, i cili mbeti me U.D pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi.