Avokatja kërkon lirimin paraprak ose me kusht të Jakup Krasniqit

Ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi pati sot seancën e parë gjyqësore në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë.

Gjatë kësaj seance, Krasniqi u deklarua jo-fajtor dhe tha se nuk ka asnjë faj lidhur me aktakuzën që i është ngritur.

Avokatja mbrojtëse e ish-zëdhënësit të UÇK-së,Jakup Krasniqi ka kërkuar sot para panelit gjyqësor, lirim me kusht për klientin e tij.

”Kemi si synim që të bëjmë një depozitim për lirimin paraprak ose me kusht të tij sa më shpejtë të jetë e mundur”, është shprehur Venkateswari Alagendra.