U.d. Presidentja Vjosa Osmani takoi komandantin e KFOR-it, gjeneral Michele Rissi-n.
Me të Osmani bisedoi për ngjarjet e fundit në vend dhe bashkëpunimin mes institucioneve të vendit dhe KFOR-it.
U.d. Presidentja Osmani e njoftoi gjeneral Rissin mbi hapat që institucionet e vendit po i ndërmarrin për të ruajtur unitetin nacional dhe funksionimin e mirëfilltë të institucineve.
Osmani e falënderoi gjeneral Rissin për angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt në Kosovë.