Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me sulmet ndaj policëve të Kosovës në veri të vendit.
Kurti tha se sulmet ndaj policëve për tre ditë rresht vijnë nga ana e territorit serb.
“Për tre ditë rresht (13 -15 Prill), oficerët e policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Burimet tona kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia”, ka shkruar Kurti.
Lidhur me sulmet ndaj zyrtarëve policorë pati reagime të shumta, ndër to edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian, Zyra e Presidencës si dhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës pati sulme për tri ditë radhazi derisa po kryenin punën e tyre në veri të vendit.
Sulmet u tha se erdhën nga territori i Serbisë, ndërsa ato ishin në forma të ndryshme.
Policët u sulmuan me gurë, iu vendosën iriqë metalikë, u përdorën granata ushtarake por edhe u sulmuan me armë zjarri të llojit AK-47.
Lidhur me këto raste tashmë nga Prokuruaria Speciale e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë bërë edhe shikimin nga afër, si dhe mbledhjen e provave të nevojshme.
Rruga për në Bërnjak është mbyllur për qarkullim, në mënyrë që hetimi të kryhet pa ndonjë pengesë.