Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar heronjtë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri në 22-vjetorin e rënies.
Përmes një posimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se gatishmëria e tyre për sakrificë është fuqia jonë.
“Gatishmëria e tyre për sakrificë është fuqia jonë. Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri, heronj që shekujt do të flasin për ta”, ka shkruar Haradinaj.