Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë reaguar ashpër pas nisjes së bastisjeve të reja të forcave të EULEX-it në shtëpinë e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.
Deputetja e këtij subjekti, Ganimete Musliu, me anë të një postimi në Facebook i ka quajtur “provokime” këto aksione të EULEX-it.
Ajo ka shtuar se Kosovës sot më shumë se kurrë i duhet maturi e kujdes, si dhe unitet në qëndrime.
Postimi i plotë:
Provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot. E neve sot ma shumë se kurr na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim
me një zë si SHTET.
Stuhitë na kanë bërë më të fortë dhe kurr s’na kanë poshtruar e ligështuar.
Ndali provokimet dhe poshtrimet EULEX sepse historine e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh.