LDK: Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, drejtësia të jetë e paanshme dhe e pavarur

Ka përfunduar mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt sot pas zhvillimeve të fundit që ndodhën në vend e që kanë të bëjnë me figurat kyçe politike në vend.

Nga LDK kanë deklaruar se po ndjekin me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me vendimet e Dhomave të Specializuara dhe aktin e sotëm të dorëheqjes së Presidentit të vendit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi po kalon një situatë të vështirë institucionale, e cila, përveç se duhet të përballohet me qetësi dhe maturi, kërkon edhe unifikim e vendime të përgjegjshme politike dhe institucionale.Lidhja Demokratike e Kosovës beson thellë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe është zhvilluar vetëm si mjet i fundit për të ndaluar dhunën sistematike, represionin dhe gjenocidin e shtetit serb në Kosovës”, thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu u tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, është e bindur thellë se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur, apelon që institucionet përkatëse të zbatojnë standardet më të larta për gjetjen e së vërtetës dhe të garantojnë një proces të drejtë dhe të ligjshëm.