Thaçi, Veseli e Selimi nisen për në Aeroport – Udhëtojnë më pas drejt Hagës

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë larguar nga selia e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Ata janë larguar nga hyrja e prapme e selisë së EULEX-it, ku edhe po mbaheshin para nisjes në Hagë.

Të njëjtit, për pak minuta pritet të arrijnë në Aeroportin e Prishtinës.

Pas arritjes në Aeroport, të tre anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të nisen për në Hagë.

Lajmi.net do të iu mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet e fundit.