Zemaj: Me policinë dhe kryeinspektorët jemi dakorduar për koordinim të inspektimeve në të gjitha nivelet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se koordinimi i mëtejmë në mes të Policisë së Kosovës dhe inspektorateve është qenësor, për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë.

“Në situatën që ndodhemi, kemi obligim të jemi të gjithë në krye të detyrës. Ruajtja e shëndetit publik nëpërmjet respektimit të vendimeve, mbajtjes së maskës, higjienës dhe distancës fizike është arma e vetme për ta luftuar virusin COVID-19”, tha Zemaj, transmeton lajmi.net.

Tutje ai shtoi se me Policinë e Kosovës dhe me kryeinspektorët janë dakorduar për koordinim të inspektimeve në të gjitha nivelet.

“Bashkë ia dalim”, shtoi Zemaj.