Rinovimi me Gavi vazhdon të jetë prioritet për skuadrën e Barcelonës.
Skuadra katalane do të bëjë të pamundurën për të rinovuar kontratën e talentit të skuadrës së tyre, Gavi.
‘Sport’ bën të ditur se Barcelona do të shpejtojë negociatat me Gavi, për të firmosur sa më parë.
Gjithçka tashmë pritet të finalizohet gjatë javës së ardhshme, pas ‘El Clasico’.
Situata në kampin katalan cilësohet si ‘normale’ dhe lojtari dëshiron të qëndrojë. Gjithçka do të jetë formalitet.