Një person është gjetur i varur në litarë mbrëmë rreth orës 18:00 në fshatin Mramor të Komunës së Prishtinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.











