Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati e ka quajtur shqetësuese ‘avullimin’ e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.
Ai ka thënë se personat që e kanë bërë një gjë të tillë kanë qenë të garantuar se nuk do të ndëshkohen.
“Çështje shumë shqetësuese, pasi na rikthen normalitetin e pretenduar ku krimi nuk ndëshkohet, merr zemër, sepse duhet më shumë sesa planifikim për ta bërë një gjë të tillë. Fakti që kemi një mendësi të tillë qeverisje si në të kaluarën ku kthehen partitë e mendësisë së stërvjetruar, është normale që persona të tillë të vjedhin Thesarin e shtetit, sepse dikush i ka garantuar që nuk do të ndëshkohen. Është normale qe në një qeverisje pa legjitimitet, të kapur nga krimi i organizuar të ndodhin gjera të tilla”, tha ai.
Në një konferencë për media, Murati tha se presin që së shpejti të rrëzojnë Qeverinë Hoti me mocion mosbesimi.