Vetëvendosje reagon pas “avullimit” të dy milionë eurove nga thesari i shtetit

Pas avullimit të mbi dy milionë eurove nga thesari i shtetit, kanë reaguar nga Vetëvendosje.

Deputeti i këtij subjekti, Mefail Bajqinovci ka thënë se qeveria Hoti, përveç që po i vidhen paratë e taksapaguesve  po ndërhynë edhe në drejtësi e siguri, shkruan lajmi.net.

Bajqinovci me këtë rast ka pyetur se kush do ta hetojë këtë rast, dhe ku do të paraqitet i njëjti, duke ironizuar me rastin e arrestimit të Haki Rugovës.

Postimi i plotë:

Avdullah Hotit, në pikë të ditës po i avullohen mbi 2 milionë euro nga thesari i shtetit, këto janë para të qytetarëve të Kosovës, ndërsa në anën tjetër po ndërhyni në drejtësi dhe siguri.
Nuk e di a guxojnë prokuroria dhe policia e me hetu rastin sepse i mshoni shpat institucioneve.
Ku po don me paraqitë kētë rast? Kush do ta hetoj kētë rast. Jo, Haki Rugova dhe klani i tij, të lutem.