Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati për projekt-kodin civil.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku para deputetëve dha arsyen e tij se pse do të votojë kundër këtij projekt-kodi, shkruan lajmi.net.
Ai tha se është kundër martesave mes gjinive të njëjta, dhe se kundër kësaj forme kishte qenë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Edhe Merkel kishte votuar kundër martesave të gjinisë së njëjtë. Jam pro familjes, dhe për arsye se bie ndesh me bindjen e mija personale edhe unë do të votoj kundër”, tha ai.
Në Kuvend ndërkaq po vazhdon debati në lidhje me këtë projekt-kod teksa pas diskutimeve pritet të vihet në votim në lexim të parë.