Nesër mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë

Një pjesë e rrugës ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës  ‘Agim Ramadani’do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave nga ora 07:30 deri në ora 18:30, transmeton lajmi.net.

“Prej orës 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat).

Gjithashtu komuna ka kërkuar që Ju lusim që qarkullimin tuaj të e planifikoni bazuar në këtë informatë dhe duke shfrytëzuar rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e komunës.