Nuk janë të pakta reagimet kundër deklaratës së emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirsolav Lajçak i cili gjatë vizitës në Beograd ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk është bibël dhe se ajo mund të ndryshohet duke iu referuar temës së Asociacionit.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Prishtina mund ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut.
“Edhe në gjyq, njëra palë ka të drejtë ta kërkojë përjashtimin e një gjyqtari nga procesi. Edhe Prishtina ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut”, ka shkruar Nitaj.