Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish kanë dështuar të miratojnë në parim Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Vetëm 36 vota kanë qenë pro këtij projektligji duke bërë që i njëjti në mungesë të vendimmarrjes të procedohet sërish në seanca e ardhshme.
Mungesë vendimmarrje pati edhe për votimin e Propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërsa, kuorum nuk pati as për një rezolutë të LVV-së nga interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.
Deputetët dështuan të votojnë në parim edhe Projektligjin për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.