Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.
Në këtë takim u bisedua për çështje të ndryshme që ndërlidhen me bashkëpunimin mes shtetit të Francës dhe Republikës së Kosovës.
Ministri Veliu theksoi se MPB është e gatshme që të avancojë shkëmbimin e informatave dhe të ofrojë bashkëpunim në çështjet e ngritura nga autoritete franceze dhe kosovare, me theks të veçantë në ato që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.
Ambasadorja Butel vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e ministrit Veliu dhe me këtë rast i përcjelli letrën e ministrit të MPB-së në Francë, z. Gerald Darmanin.
Të dy palët u dakorduan që të ketë angazhim të përbashkët në identifikimin e fushave më interes të të dyja shteteve që ndërlidhen jo vetëm me liberalizimin e vizave por edhe bashkëpunimit në tërësi.
Me këtë rast, ministri Veliu e falënderoi ambasadoren Butel për përkrahjen e deritanishme që ka dhënë për institucionet e sigurisë në Kosovë.