Këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, ka kërkuar që ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, të japë dorëheqje pasi ka liruar nga detyra këshilltarin politik Enis Qerka, pas dyshimeve se u kap me narkotikë.
“Ministri është mirë ta liroj veten po ashtu. Po të mos ishte raportuar nga Koha Ditore, ai do të vazhdonte detyrën e tij. Ministri sigurisht që ishte i informuar për të kaluarën e tij kriminale”, shkroi Murseli.
Edhe ish-ministrja e Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, tha se Selimi do të duhej të jepte dorëheqje.