Mbyllja e shkollave në fshatrat e Kamenicës për shkak të reformave në arsim nga i pari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, po vazhdon të ngjallë pakënaqësi te nxënësit dhe prindërit e tyre.
Pakënaqësitë e tyre rreth reformave në arsim, kamenicasit po i shprehin në rrugë.
Në protestën e organizuar sot, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, duke arrestuar një person.
Ata sot kanë protestuar duke e bllokuar rrugën kryesore të Kamenicës, duke brohoritur.