Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj i shoqëruar nga deputeti Arbër Tolaj e Gazmend Syla u takuan me përfaqësuesit e qumështarëve të Kosovës.
Tolaj thotë se shqetësimi kryesore i qumështarëve ishte ngopja e tregut si pasojë e lejimit të përdorimi të produktit yndyror të vajit të palmës, për çka theksohet se po rriskohet shitja e produktit të tyre.
Derisa ka njoftuar për takimin e sotëm, Tolaj thotë të jetë e çuditshme se si vaji i Palmës që është i ndaluar në Bashkimin Evropian po vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë.
“Shqetësim kryesor i tyre ishte ngopja e tregut, si pasojë e lejimit të përdorimit të produktit yndyror të Vajit të Palmës, me cka po rrezikohet shitja e produktit te tyre. Vaji i Palmës vazhdon të jetë i ndaluar në Bashkimin Europian, por për çudi në vendin tonë lejohet të përdoret në produktet ushqimore. Kohë më parë Ministri i Bujqësisë me një vendim pati ndaluar përdorimin e këtij produkti, për ta shfuqizuar më pas, brenda një kohe të shkurtër”, ka shkruar Tolaj.
Për çka tutje në profilin e tij ‘facebook’ Tolaj ka shkruar se “Prandaj konsiderojmë se shfuqizimi i këtij vendimi, atakon direkt qumështarët, si një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë sonë”.
Qeverisë i është kërkuar që urgjentisht t’i trajtojë kërkesat e qumështarëve të Kosovës.
“Si rrjedhoj kërkohet që Qeveria e Kosovës urgjentisht t’i trajtojë kërkesat e këtyre qumështarëve. Përderisa Ministria përkatëse obligohet ta rishikoj vendimin. Gjithsesi kompetentët, të sigurojnë se marrëveshja e Cefta-s, është duke u respektuar edhe nga shtetet fqinje, në mënyrë që prodhuesi vendor të mos diskriminohet. Qeveria e Kosovës dhe Ministri i Bujqësisë do ta ketë mbështetjen tonë në zgjidhjen e kërkesave të qumshtarëve. Një gjë është e sigurtë, qumështi i Kosovës për nga cilësia është më i miri në rajon”, shkruan Tolaj.