Valon Berisha në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore?

Situata mund të përkeqësohet akoma më shumë për skuadrën kombëtare të Kosovës.

Në kohën kur Milot Rashica mungon, Amir Rrahmani pritet të humb grumbullimin dhe Vedat Muriqi vjen me lëndim, gjëra mund të shkojnë akoma më keq për skuadrën e Bernard Challandes.

Mediet maqedonase insistojnë se as Valon Berisha nuk do të jetë i gatshëm për paraqitje, ndaj Maqedonisë Veriore, transmeton lajmi.net.

Anëtari i Reims thuhet të jetë në pikëpyetje, si pasojë e një problemi muskulor.

Berisha është në listën e lojtarëve të ftuar, megjithatë mund të pëfundojë pa minuta.

Skuadra e tij, Reims luan sot me fillim nga ora 17:00, dhe nga aty mund të mësohet e vërteta për Berishën, nëse ai është i lënduar ose jo.