Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, ka thënë se kjo mbledhje një moment të rëndësishëm të bashkërendimit të punës tonë për fusha të përbashkëta të interesit kombëtar.
Ajo së bashku me homologun Cakaj kanë nënshkruar marrëveshje për ngritjen e fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës.
Haradinaj -Stublla ka thënë se do të ofrojnë ndihmë shqiptarëve kudo që janë.
“Pata nderin të firmosja me homologun Z. Cakaj, marrëveshjen më të veçantë, Marrëveshjen për ngritjen e fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës”.
“Diplomacia jonë mbetet e palëkundur në mbështetje të shqiptarëve kudo janë sidomos në arritjen dhe konsolidimin e të drejtave të tyre legjitime”, ka thënë ajo.
Falënderoj edhe mikun, kolegun e vëllaun tim – Ministrin Gent Cakaj – për bashkëpunimin e përditshëm e të jashtëzakonshëm që kemi, në arritjen e objektivave e aspiratave të përbashkëta, për shqiptarët kudo ndodhen, drejt familjes Euro – Atlantike.