Kevin De Bruyne është shpallur mesfushori më i mirë i vitit në ceremoninë e UEFA-s të zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës.
Në çdo pozitë ka vazhduar dominimi i lojtarëve të Bayern Munichut, prandaj edhe në mesfushë ishin dy konkurrues në listën e ngushtë.
Thiago Alcantara (tash lojtar i Liverpoolit) dhe Thomas Muller u ndihmuan bavarezëve të kompletonin një sezon të jashtëzakonshme duke fituar tripletën.
Trofeu i Ligës së Kampionëve, trofeu i Bundesligas dhe trofeu i DFB Pokal, të gjithë shkuan në Allianz Arena në sezonin 2019/2020. Për të vazhduar me Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Gjermanisë.
Konkurrenti i tretë ishte mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i cili pati një sezon për t’i lëvduar dhe prandaj e fitoi çmimin e më të mirit në mesfushë.
Mesfushorja e Lyonit, XY, e ka fituar këtë çmim në kategorinë e femrave. /Telegrafi/