Duke i komentuar ndodhitë e fundit në Kosovë, Gjenerali i njohur shqiptar, Kudusi Lama, ka adresuar disa pyetje në drejtim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ky ka thënë, se është e pakuptimtë që u arrestuan ata që i publikuan dosjet, por deri më tani, ende nuk u arrestua personi që bëri që ato të rrjedhin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e aq më tepër, nuk u arrestua as personi që i solli ato.
“Ky veprim nuk ka një mostër të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër të botës. Pse duhet të kenë frikë dëshmitarët nëse e thonë të vërtetën? Këta e arrestuan Gucatin, Haradinajn, por, a e arrestuan personin që i përpiloi dosjet? A e arrestuan personin e maskuar që i solli ato? A i thonë vetes gjykatë e drejtësisë? Le të më ftojnë edhe mua, nuk shqetësohem.” – ka thënë Kudusi Lama në T7.