Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha për shkak se ka kryer veprën penale ‘Marrje e ryshfetit’.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit Gafurr Rexhës për shkak të veprës penale marrje e ryshfetit.
Siç thuhet në njoftim, gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se Gafurr Rexha ka kryer veprën penale dhe ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet në liri, ai mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke fshehur ose ndryshuar provat e veprës penale.
Pala ka të drejtën e këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.