Trajneri i KF Arbëria, Arbnor Morina, është deklaruar shumë i kënaqur me lojtarët e skuadrës së tij.
KF Arbëria ka arritur t’i marrë një pikë KF Feronikelit, duke barazuar 0-0 në kuadër të xhiros së katërt.
Skuadra e Morinës, po paraqitet për herë të parë në Superligë, dhe ende nuk njeh humbje.
“Jam shumë i kënaqur me atë se çfarë po tregojnë djemtë nga dita e parë dhe nga ndeshja në ndeshje. Për shumicën e këtyre djemve është një eksperiencë e re dhe të gjitha përgëzimet, apo urime shkojnë për ta”, deklaroi Morina fillimisht për “Art Sport”.
“Ne kemi ndërtuar një skuadër kompetitive dhe këta djem e kanë treguar deri më tani me seriozitet në angazhim dhe punë”.