Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot ka bërë paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale.
Haradinaj i pyetur nga gjykatësi nëse i është lejuar të lajmërojë familjen e tij për arrestimin dhe sjelljen në Hagë sipas të drejtave të tij ka thënë se nuk e kanë lejuar, shkruan lajmi.net.
“Arrestimi është marrë vesh përmes medieve. Por që kam ardhur këtu nuk kam kontaktuar. Iu kam thanë t’i nxjerri për t’i lajmëruar, kanë thanë kujdesemi na. Uroj të jetë e paqëllimtë megjithatë kështu ka ndodhur. Ishte i hapur mund të shihej, por nuk deshën.”, tha Haradinaj.
Gjykatësi gjithashtu e ka njoftuar Haradinajn se për çdo kontestim ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit.
Në anën tjetër është bërë e ditur se seanca e sotme nuk është gjykim por do të jetë seancë informuese mes palëve.