Në orët e hershme të mëngjesit të së martës ka nisur një aksion policorë në Pejë.
Aksioni në Pejë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, ka të bëjë me veprën penale trafikim me armë. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Ju informojmë se sot me datë 29.09.2020, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitë relevante të PK-së, ka filluar me një operacion policorë në Rajonin e Pejës, lidhur me veprën penale, ‘Trafikimi me Armë’”, tregoi Kelani.