Majat e bjeshkëve të Rugovës janë zbardhur nga bora e parë që ka filluar të bjerë pasditen e së shtunës
Përderisa në vendet tjera të Kosovës po mbretërojnë temperatura të mira, në bjeshkët e Rugovës ka rënë bora e parë.
Tashmë jemi në stinën e vjeshtës, megjithatë, në bjeshkët e Rugovës ka rënë edhe bora e parë.
Kjo është bërë e ditur përmes disa fotografive të postuara në rrjetin social Facebook nga një qytetar.
“Bora e parë 2020. Rugovë, Kosovë”, ka shkruar B.K në Facebook.