Dua Lipa nis karrierën e aktrimit, refuzon ftesën e Met Gala si shkak i xhirimeve të filmit

Ajo po punon në debutimin e saj të aktrimit në ekranin e madh.

Dua Lipa nuk do të jetë prezente këtë vit në Met Gala për shkak të xhirimeve të rolit të saj të parë si aktore, sipas TMZ.

Burime me njohuri të drejtpërdrejta i thonë TMZ se këngëtarja “Levitating” është në mesin e shumë personazheve të famshëm të ftuar në sallën e famshme të mbledhjes së fondeve në NYC këtë muaj.

Duas i është dashur të refuzojë ftesën sepse është e zënë me xhirimet për thrillerin e ardhshëm aksion, “Argylle”.

Filmi do të jetë roli i parë aktual i Duas dhe ajo do të luajë bashkë me disa nga emrat më të mëdhenj në Hollywood si, Samuel L. Jackson, Henry Cavill, Bryan Cranston, Bryce Dallas Howard, John Cena, Sam Rockwell dhe Catherine O’Hara, e të tjerë.

U tha se Dua Lipa aktualisht është në Mbretërinë e Bashkuar duke xhiruar filmin, i drejtuar nga Matthew Vaughn i famës së ‘Kingsman’, përndryshe, ajo do të ishte në ngjarje. Ajo mori pjesë më parë në vitin 2019.

Met Gala do të mbahet të hënën, 13 shtator, ku do të shfaqen emra të mëdhenj, me pjesëmarrës të përfolur që përfshijnë Beyonce, Kim Kardashian West, Jennifer Lopez, Rihanna, Harry Styles, Lupita Nyong’o, Camila Cabello, Addison Rae dhe Lewis Hamilton.