Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas arrestimeve të djeshme nga ana e EULEX.
Deliu thotë se Kosova gjithmonë ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare dhe se mënyra e arrestimeve të djeshmne ishte poshtëruese.
“Kosova gjithmonë ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare dhe ka shërbyer si shembull. Prandaj, edhe EULEX-i si zbatues i urdhrave të Gjykatës Speciale është i familjarizuar tashmë me këtë fakt. Veprimet e fundit me rastin e arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilat krijojnë përshtypjen e një operacioni në një vend armiqësor janë të papranueshme dhe deformuese të realitetit faktik”, ka shkruar Deliu në Facebook.