Ministrja e Financave, Anila Denaj, shpjegon se rritja e pagës minimale, edhe pse do të ketë kosto për një pjesë të bizneseve, bëhet për të ndihmuar të punësuarit me paga të ulëta.
Ajo deklaron se kjo ndërhyrje nuk bëhet për qëllime elektorale, pasi kryeministri e kishte njoftuar që në janar, njofton A2news.
“Mendojmë që është një mënyrë e mirë për të ndihmuar individin, i cili sot ka nevojë për të rritur ekonominë me rroga, të cilat në pagën minimale po rriten. Këtë gjë nuk do ta lidhja me vitin elektoral sepse rritja progresive e pagës minimale nuk ka ndodhur për herë të parë këtë vit. Jemi të vetëdijshëm që kjo është kosto për biznesin, por duhet të kuptojmë që në qendër të kësaj nisme është individi”, tha ministrja.