Kepa Arrizabalaga sipas gjitha gjasash do të largohet nga Chelsea.
Prurja e re e Chelsea, Edouard Mendy, pritet të jetë zgjedhja e parë e trajnerit Frank Lampard.
The Sun raporton se Kepa Arrizabalaga do të largohet nga Chelsea, për t’u huazuar te ndonjë skuadër tjetër, përcjell lajmi.net.
Frank Lampard ka qenë i pakënaqur me paraqitjet e tij, dhe ka insistuar në transferimin e Mendy nga Rennes.
Kepa Arrizabalaga është portieri më i shtrenjtë në botë, dhe në vitin 2018, nga Athletico Bilbao u transferua te Chelsea.