Florent Hadërgjonaj do të transferohet përfundimisht te Kasimpasa.
Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës turke, i huazuar nga Huddersfield.
Pas një vere të gjatë me shumë negociata, skuadra turke ka arritur marrëveshje për transferimin e 26 vjeçarit.
Lajmi bëhet i ditur nga mediet në Turqi, që raportojnë se zyrtarizimi i këtij transferimi do të ndodh shumë shpejtë.
Hadërgjonaj sezonin e kaluar zhvilloi 13 ndeshje për Kasimpasa, duke bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij.
Për reprezentuesin e Kosovës interesim ka shprehur edhe Besiktas.