Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se nuk është BE-ja ajo që e cakton datën dhe agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, por këto janë “ekskluzivisht në duart e të dy palëve”.
Ai ka thënë për Tanjug se ata vetëm do të mundësojnë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duke mos imponuar zgjidhje apo të komentojë mbi procesin.
Këto deklarata erdhën pas njoftimin se vetëm një raund teknik i bisedimeve do të mbahet në Bruksel javën e ardhshme, duke hequr nga agjenda çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe.