Grenell: Në Uashington pati përplasje mes Kosovës dhe Serbisë për emrin e Liqenit të Ujmanit

Liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës, pritet që në të ardhmen edhe zyrtarisht të quhet “Liqeni Trump”.

Ky propozim është dhënë në takimin e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, shkruan lajmi.net.

Emisari Special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell ka treguar se në fakt për emrin e Liqenit të Ujmanit, në takimin e 4 shtatorit ka pasur përplasje të ashpra mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ishte një luftë e pabesueshme për emrin e liqenit. Unë thash me shaka që thjeshtë të quhet Liqeni Trump. Unë nuk doja të zemëroja njërën apo tjetrën palë”, ka thënë ai.

Siç ka treguar Grenell, palët insistonin që liqeni të emërtohej në gjuhët respektive të tyre.

Grenell ka thënë se SHBA-të, në këtë liqe dëshirëojnë të krijojnë vende pune dhe energji, dhe se dy delegacionet, ai i Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që SHBA-të të dërgojnë atje ekipin e fizibilitetit.