Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime.
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.
DASHI (21.03. – 20.04.)
Puna: Në këtë periudhë, përparësi janë kontratat dhe dokumentacioni që duhet t’i nënshkruani. Ju mund të mos jeni në gjendje t’u përmbaheni parimeve tuaja në të gjitha lëvizjet tuaja, por qëndroni të qetë dhe mbroni interesat tuaja pa agresivitet. Përfundoni detyrat e planifikuara, jini të përgjegjshëm, të moderuar dhe të përmbajtur.
Shëndeti: Gjeni një mënyrë të shëndetshme për t’u çlodhur dhe relaksuar, shkoni në një piknik, meditoni, vraponi…
Dashuria: Në marrëdhëniet me personin e dashur, ju mund të gjendeni në një situatë ku do t’i rishikoni interesat dhe qëllimet e përbashkëta. Problemi juaj gjatë kësaj periudhe është, sepse thelloheni gjithnjë e më shumë në emocionet tuaja sesa që jeni të pranishëm në marrëdhënie me partnerin. Deshtë e lirë janë mjaft emocionalë, por të qëndrueshëm – vlerësoni realisht njerëzit përreth jush, por përmbaheni nga komentimet dhe konfrontimet.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Nuk ka një atmosferë shumë të shëndetshme në ambientin e biznesit. Do të jeni plot energji dhe të etur për veprim, gjë që do t’ju sjellë sukses nëse jeni të pavarur në biznes. Kujdesuni për paratë, mos bëni asnjë shpenzim të paplanifikuar. Gjithashtu, mos pranoni propozime biznesi që nuk janë të përpunuara dhe të përcaktuara mirë.
Shëndeti: Piknik, qëndrim në natyrë, not, shëtitje, nuk keni nevojë për asgjë tjetër për të ruajtur shëndetin dhe kondicionin.
Dashuria: Një kohë më e mirë për dashurinë po vjen së shpejti. Nëse jeni vetëm, do të takoni dikë të veçantë, me shanse të mëdha për të zhvilluar dhe thelluar marrëdhënien. Kuroni miqësitë tuaja dhe marrëdhëniet ekzistuese, por edhe ato me personin e dashur dhe mos e nënvlerësoni ose mos e merrni për të mirëqenë atë që keni.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Takimet dhe bisedat afariste do të jenë të suksesshme. Mendoni me qetësi për gjithçka që keni ndër mend të bëni dhe nëse ndiheni të tunduar të bëni diçka radikale dhe drastike, përmbajeni veten dhe mbani një qasje të arsyeshme. Në atë mënyrë, ju do të arrini sukses dhe do të arrini shumë nga ambiciet tuaja.
Shëndeti: Yjet këshillojnë detoksifikimin mendor dhe fizik.
Dashuria: Rrethanat në jetën tuaj personale dhe të dashurisë do t’ju lejojnë të ngadalësoni, ndërsa yjet ju këshillojnë të mos përpiqeni t‘i shpejtoni gjërat, edhe pse do të ndieni dëshirën për ta bërë këtë gjë. Strategji e ruajtjes së marrëdhënieve të rëndësishme, si dhe fillimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të reja, janë qetësia, durimi, lënia e gjërave në rrjedhën e tyre, por pa u distancuar, me një shprehje të mirësisë dhe kujdesit.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Do të merrni përkrahje për idetë tuaja, nëse i ekspozoni me takt dhe nëse nuk insistoni të keni debat. Keni rastin t’i realizoni disa ide tuaja për të cilat tashmë një kohë të gjatë i keni në mendje, por mund të ndodh edhe që të ndërroni ambientin. Jini më serioz dhe më përgjegjës, në mënyrë që të mos krijoni humbje të cilat nuk mund t’i mbuloni dhe dëgjoni vërejtjet e intuitës suaj.
Shëndeti: Të mundshme dhembje koke dhe probleme me stomakun.
Dashuria: Ju keni tendencë t’i merrni çështjet e dashurisë shumë seriozisht, por Venera ushtron ndikimin e saj dhe së shpejti do të ndieni një dëshirë të parezistueshme për liri, lehtësi, kohë të lirë. Mund t’i lejoni vetës aventura romantike, nëse jeni të lirë, mirëpo mund të përballeni me sfidën që ta tradhtoni personin e dashur, ndërsa kjo do t’jua komplikojë jetën. Mendoni mirë se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë po rrezikoni.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: Koha është e duhur për analiza – uluni dhe bëni plane dhe merrni disa vendime. Vlerësoni lëvizjet dhe përvojat tuaja të mëparshme dhe jini të hapur për të pranuar të rejat. Horizonte të papritura mund t’ju hapen, gjë që do t’ju sjellë lavdërime, respekt dhe shpërblime.
Shëndeti: Balanconi të gjitha aspektet e jetës suaj – kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe fizik.
Dashuria: Ndikimi planetar sjell harmoni dhe mirëkuptim në marrëdhëniet me personin e dashur, ose një ndjenjë entuziazmi dhe gatishmërie romantike për aventura të reja, nëse jeni vetëm. Merrni parasysh sugjerimet dhe mendimet e mikut tuaj, megjithëse nuk do t’ju pëlqejnë që kanë të bëjnë me gjëra për të cilat nuk doni të mendoni. Mbani në mend se ju jeni shumë të ndikuar nga emocionet dhe se reagimet tuaja mund të mos jenë adekuate.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Puna: Merrni parasysh të gjitha opsionet që i keni në dispozicion, por nëse tërhiqeni paksa dhe zgjeroni perspektivën tuaj, do të keni mundësi të shumta që nuk i keni planifikuar. Ju mund të ndiheni të pasigurt për disa vendime dhe lëvizje, të cilat zakonisht arrini t’i kontrolloni. Vështirësitë janë të përkohshme dhe kalimtare.
Shëndeti: Ndryshoni diçka në rutinën tuaj të përditshme, lëvizni më shumë, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Standardet tuaja të dashurisë janë të larta dhe po ashtu edhe pritjet tuaja, ndërsa rrugët e
dashurisë kryqëzohen me aktivitetet e biznesit. Kjo do të thotë që ju mund ta përfshini personin tuaj të dashur në aktivitetet tuaja ose të filloni disa projekte bashkë me të. Në komunikim, jini të qartë, të sinqertë dhe të rastësishëm, mos bëni biseda të vështira dhe mos hyni në debate.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Puna: Kontrolloni informacionin që ju shkakton mosbesim, por mos u largoni nga të vërtetat e pakëndshme. Mundohuni të mos reagoni me emocione ndaj asaj që po ndodh rreth jush – qëndroni të qetë dhe të qëndrueshëm. Mendoni rreth një investimi të një pjese të parave tuaja në stabilitetin e ardhshëm.
Shëndeti: Shkoni me pushime, largohuni nga jeta e përditshme, bëhuni dembelë ose bëni diçka për të cilën normalisht nuk keni kohë!
Dashuria: Një periudhë e mirë për ndërmarrjet e përbashkëta me një të dashur – ju mund të filloni dhe të përjetoni aventura interesante dhe të argëtoheni së bashku. Shmangni konfliktet me familjarët dhe të dashurit dhe mos u përpiqni të tregoni korrektësinë dhe superioritetin tuaj. Më mirë përpiquni të siguroni atë që ju duhet të merrni – vëmendje dhe respekt. Është një pikënisje e mirë për zhvillimin e marrëdhënieve me njerëz të rinj.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Puna: Prisni vështirësi në kryerjen e të gjitha aktiviteteve dhe projekteve të planifikuara. Mos lejoni që ndjenjat t’ju çojnë drejt veprimeve të nxituara. Gjatë kësaj periudhe, ju do të keni mundësinë të analizoni dhe kuptoni më thellë sjelljen e njerëzve në mjedisin tuaj të biznesit, i cili do të jetë shumë i dobishëm në planin afatgjatë.
Shëndeti: Edhe shpirti edhe trupi juaj po kërkojnë kujdes dhe ushqim adekuat.
Dashuria: Vështirësi të shkaktuara nga keqkuptimet mund të lindin në marrëdhëniet me personin e dashur dhe familjarët. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të mos thoni fjalë të vështira që ju vijnë në mendje se më pas nuk do të jeni në gjendje të tërhiqeni. Nëse jeni beqarë, do të kaloni mirë, me flirte të rastësishme dhe shoqërime interesante – gjithsesi nuk jeni gati për një lidhje më serioze.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Puna: Qëndroni larg të gjitha mosmarrëveshjeve dhe thashethemeve në mjedisin e biznesit, edhe nëse jeni ju shënjestra – mos u përpiqni të mbroheni, edhe pse keni argumente. Në vend të kësaj, shkëlqeni sa të mundeni, jini të përgjegjshëm dhe tregojuni të gjithë rreth jush pse jeni unikë dhe të pazëvendësueshëm. Nëse merreni me një profesion krijues, suksesi është përpara jush.
Shëndeti: Gjeni kohë të argëtoheni dhe të kënaqeni dhe një pushim nga jeta e përditshme.
Dashuria: Periudhë e përshtatshme për kënaqësi të përbashkëta intelektuale dhe shpirtërore – eksploroni me personin e dashur thellësinë e mendjes, lexoni, praktikoni disa teknika shpirtërore, ndani përshtypje. Nëse jeni vetëm, mund të takoni shpirtin binjak në të njëjtën mënyrë – në një vend ku ata që merren me praktika shpirtërore dhe zhvillim personal mblidhen ose shkëmbejnë interesa dhe përvoja.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Periudhë e mirë për takimet dhe negociatat e biznesit dhe fillimin e realizimit të planeve të përpunuara. Gjithçka që filloni në këtë periudhë ka potencial të madh dhe mund të zhvillojë dhe tejkalojë idetë tuaja origjinale. Në disa pika, durimi dhe këmbëngulja juaj do të sfidohen.
Shëndeti: Mbani rutinën ditore që ju përshtatet dhe ngadalësoni pak në mënyrë që të mos lodheni.
Dashuria: Yjet ju inkurajojnë të shprehni ndjenjat tuaja, pavarësisht nga rezultatet – në marrëdhënie me personin e dashur kjo mund të çojë në diskutime serioze dhe rishikime të marrëdhënies. Nëse një person ju tërheq dhe ju nuk e dini si të veproni, do ta zbuloni me një qasje të drejtpërdrejtë dhe të qartë – nëse ai nuk shfaq interesim ndaj jush, kthehuni dhe shikoni përreth, ka të tjerë që nuk i vini re dhe mbase e meritojnë një shans.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Ju duhet një ndryshim i perspektivës – ju mund t’i shikoni gjërat nga një lartësi e madhe, por jo aq sa duhet gjerësisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse. Përfundoni detyrat e filluara dhe merrni parasysh planet për të ardhmen për sa i përket lehtësisë dhe përfitimeve të menjëhershme. Konflikte të mundshme me eprorët, të cilat duhet të përpiqeni t’i shmangni, domethënë t’i qetësoni me gatishmërinë tuaj për të pranuar gabimet dhe për t’i korrigjuar ato.
Shëndeti: Ju duhet kohë në vetmi për të lehtësuar stresin dhe për të parë shkaqet e problemeve personale.
Dashuria: Pavarësisht se sa jeni të dashuruar, mos investoni të gjitha pritjet tuaja dhe mos e mbingarkoni partnerin tuaj me ndjenjat, dëshirat, planet për të ardhmen. Në marrëdhënie të qëndrueshme, një periudhë e mirë dashurie dhe mbështetje e ndërsjellë, dhe Ujori i vetmuar do të jetë shumë i shoqërueshëm dhe simpatik në këtë periudhë.
PESHQIT (20.2 – 20.03.)
Puna: Planifikoni ditën tuaj të punës sipas përparësive dhe ndani energjinë tuaj në mënyrë të barabartë, për të përballuar detyrimet. Nëse duhet të shkoni në një udhëtim pune, jini të përgatitur për momente të tensionuara dhe negociata të pakëndshme që duhet t’i drejtoni. Peshoni me kujdes fjalët dhe veprimet tuaja.
Shëndeti: Pushoni më shumë, por nëse keni ndonjë terapi të rregullt, mbase është koha ta korrigjoni.
Dashuria: Momente vendimtare në marrëdhëniet me personin e dashur – lidhja patjetër duhet të ndryshojë, në një mënyrë apo në një tjetër. Është koha të rishqyrtoni marrëdhënien dhe të përcaktoni atë që dëshironi me të vërtetë dhe të mendoni së bashku nëse po ju çon më tej në një rrugë të përbashkët, apo është koha që të gjithë të shkojnë sipas mënyrës së vet. Ndryshime vijnë edhe te peshqit e vetmuar – mund të takoni njerëz të rinj interesantë, por nuk do të dini si të veproni, sepse joshja nuk bazohet në kimi. Ju ndryshoni pikëpamjen tuaj për marrëdhëniet emocionale dhe përvojën e dashurisë.