Gjatë ditë së sotme është raportuar se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka marrë një ftesë nga Papa Francesko për ta vizituar Vatikanin.
Klan Kosova ka kontaktuar me këshilltarin e Hotit, Xhavit Beqiri, i cili ka folur rreth kësaj çështje.
“Zyrtarisht ende nuk mund të them asgjë për ndonjë vizitë, por vullneti i dyanshëm për thellimin e marrëdhënieve gjithsesi ekziston”, ka thënë Beqiri.