Grenell: Progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd

Emisari Special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, ka shkruar për takimet që ka pasur në Kosovë dhe Serbi në kuadër të implementimit të marrëveshjes së arritur më 4 shtator.

Në një postim në Twitter, ai ka publikuar fotografinë nga dorështrëngimi mes krerëve të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë sot në Beograd, shkruan lajmi.net.

Këto takime, Grenell i ka quajtur si “progres të jashtëzakonshëm” të Kosovës dhe Serbisë.

“Liderët e Odave Ekonomike të Kosovës njoftojnë se do të punojnë bashkë për implementimin e marrëveshjes historike të ndërmjetësuar nga Trump. Progres i jashtëzakonshëm i Prishtinës dhe Beogradit këtë javë”, ka shkruar ai.