Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me inspektorët e Tregut kanë bërë inspektime në disa qendra tregtare për të parë se sa po zbatohet vendimi i kësaj ministrie sipas të cilit ndalohet përkohësisht importin e vajit të palmës, importin e djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit të prodhuara me yndyrë bimore.
Po ashtu me këtë vendim Është ndaluar po ashtu përkohësisht përdorimi i vajit të palmës në prodhimin e produkteve të ngjashme të djathit nga prodhuesit vendorë.
Pas inspektimit që bëri tek supermarketi “Maxi” në Prishtinë, Krasniqi tha se është i kënaqur me zbatimin e këtij vendimi.
Sot ishim për vizitë te disa pika tregtare në Prishtinë për të parë nga afër sesa po zbatohet vendimi i nxjerr nga ana ime me datën 11 që ka hyrë në fuqi nga data 15. Ku si arsyeshmëri e kësaj është përdorimi i yndyrërave apo vajit të palmës. Në sot nga afër pamë ndarjen e produkteve bimore dhe shtazore se sa po e zbatojmë këtë vendim marketet tona. Dhe nga ajo që pamë deri më tani jemi të kënaqur dhe vendimi i nxjerr nga ana ime ka filluar të zbatohet në përpikëri . Po ashtu ne e kemi bërë edhe ndalesën e importit të të gjitha produkteve që jam me yndyrë nga vaji i palmës po ashtu edhe vajin e palmës. Sigurisht ky vendim i përkohshëm. Ne me AVUK kemi bërë të gjitha përgatitjet kemi marr të disa mostrave të disa prej produkteve qe kanë përmbajtje që qumështit dhe të cilat janë shitur… së bashku me AVUK do i sigurojmë qytetarët e Kosovës që të kujdesimi për ta për cilësinë të gjitha produkteve që hyjnë në vendin tonë “, tha ai. /kp