Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar Xhevë e Fehmi Lladrovcin në 22 vjetorin e rënies.
Thaçi thotë se Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë.
Presidenti Thaçi ka shkruar edhe se “Me krenari e kujtoj çdo moment të angazhimit tonë të përbashkët”.
Postimi i plotë i Thaçit:
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dy prej veprimtarëve më të hershëm të lëvizjes ilegale për liri e pavarësi, ishin Azem dhe Shotë Galica e kohës sonë. Ata ishin pjesë e formacioneve të para të UÇK-së për organizimin e rezistencës së armatosur dhe figura emblematike të luftës sonë çlirimtare.
Me krenari e kujtoj çdo moment të angazhimit tonë të përbashkët.
Sot, në 22 vjetorin e rënies heorike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, i kujtojmë dhe nderojmë për vizionin, këmbëngulësinë, vendosmërinë dhe përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën.
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë. Kështu i njoha dhe kështu përjetësisht do t’i kujtoj. HTH