Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, gjatë një konference për media, ka përmendur edhe emrat e disa nga të akuzuarit potencial të UÇK-së.
“Kjo gjykatë po e dëshmon edhe një herë është e ngritur mbi baza të shpifjeve, mbi baza të Millosheviqit. Këto janë mbi akuzat e Millosheviqit”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj bëri të ditur se në këto dosje janë edhe emrat e Hashim Thaçit dhe Xhavit Halitit.
“Me këtë anglishten time të cunguar e shoh që kjo është një draftaktakuzë për pesë të akuzuar potencial që përmenden edhe emrat e tyre siç është Azem Syla, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Mirëpo këtu përmendet edhe Xhavit Haliti dhe njerëzit e tjerë të luftës”.
Ai ka thënë se të gjithë së bashku duhet ta kryejmë një detyrë dhe qëllimi është që të mos mbulojmë asnjë krime, por kemi detyrë të mbrojmë për atë se kjo gjykatë po na dëshmon se është ngritur mbi baza të shpifje dhe të aparatit të Millosheviqit.