Emisari amerikan Richard Grenell, bashkë me një delegacion në orët e mbrëmjes së sotme arritën në Prishtinë. Ata u pritën në objektin e Qeverisë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe kabineti i këtij të fundit.
Një takim me dyer të mbyllura, që u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshjeje ekonomike. Një ngjarje kjo që u cilësua historike si nga Hoti ashtu edhe Grenell, duke hapur rrugë edhe finalizimit të marrëveshjes politike mes Kosovës dhe Serbisë.
Derisa, marrëveshja e nënshkruar sot, tha so të hap edhe vende të reja të punës dhe perspektivë të re ekonomike.
Pasi përfunduan punë, delegacioni amerikan i udhëhequr nga Grenell u nisën për në Beograd.